Sporti

Bennacer: Duam ta fitojmë Champions League

11/15/2023 18:58
nga:L J

Ismael Bennacer mezi pret të kthehet në fushë. Jashtë, që prej 10 majit, algjeriani që luan për Milanin i është nënshtruar një operacioni në gju, ndërsa Pioli shpreson që ai të rikthehet nga fundi i dhjetorit deri në ditët e para të janarit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bennacer theksoi se i ka të qarta idetë për rikthimin e tij.

“Milani luan për të fituar, ambicia jonë nuk është vetëm të jemi konkurrues në Champions League, por edhe ta fitojmë atë. Vitin e kaluar ne u ndalëm në gjysmëfinale, këtë sezon nuk duam të ndalemi në grupe. Duam të përpiqemi të arrijmë deri në fund, por ka ekipe të forta” -tha 25-vjeçari.