Lajme

Agusholli i VV’së tregon planin e palës serbe: Agresiv në bisedime, më shumë vota në elektorat

11/15/2023 17:44
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli në një prononcim për GazetaBlic thekson se nesër kur do të mbahet edhe takimi Bislimi-Petkoviç, nuk pritet asgjë më shumë se sa ajo çfarë ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Agusholli shton se, pa ardhë njohja nuk mund të ketë vazhdimësi të mirfilltë të dialogut.

“Nga takimi nesër nuk pres më shume se çka thënë Kryeministri. Pa ardhë njohja nuk mund të këtë vazhdimësi teë mirfilltë të dialogut”, tha Agusholli.

Agusholli thotë se pala serbe do të ketë presion, teksa shton se mendimi i tyre është: Agresiv në bisedime, më shumë vota në elektorat.

“Besoj që pala jonë nesër do të jetë më e relaksuar. Përndryshe, presioni është mbi palen serbe, tash ata janë edhe në prag të zgjedhjeve, edhe mendojnë që sa ma agresiv që janë në bisedime, aq më shumë do të fitojnë në elektorat”, tha Agusholli për GazetaBlic.

Kujtojmë se, nesër në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi.

Në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq.

Takimi e kishte paralajmëruar edhe vet zëvendëskryeministri i Kosovës në një konferencë për media.

Ndërkaq të marten, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, tha se ky takim po u zhvillua si parapërgatitje për takimin e 16 nëntor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai tha se u diskutua ajo që e quan “rruga përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e ujdisë për rrugën drejt normalizimit”.

Ndërkaq, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, u shpreh i lumtur që sipas tij po nisen bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.

Quni: Ne si LDK i jemi drejtuar Kurtit me një letër për të pasur qasje në dokumentin e draft statutit