Në ditën që Jim Ratcliffe pritet të zyrtarizojë blerjen e 25% të kapitalit aksionar të Manchester United, në një transaksion që përfshin një investim prej rreth 1.4 miliardë eurosh, shtypi britanik raporton largimin e drejtorit aktual ekzekutiv, Richard Arnold.
Patrick Stewart, njeriu përgjegjës për menaxhimin e financave të klubit, emërohet përkohësisht në pozitën e tij, derisa të bëhet një angazhim i ri për këtë pozicion, përcjell GazetaBlic Sport.
Duhet thënë se Richard Arnold është në Man United që nga viti 2007, kurse në fillim të vitit të kaluar zëvendësoi Ed Woodward në rolin ekzekutiv.

/GazetaBlic Sport/


