Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe, u shpall lojtari i muajit në kampionatin francez për muajin tetor, duke u bërë lojtari i parë që e fiton këtë çmim 10 herë.
Reprezentuesi francez mundi kolegun e tij Warren Zaire-Emery dhe Aleksandr Golovin në luftën për çmimin, përcjell GazetaBlic Sport.
Me 3 gola dhe 1 asist, lojtari i dytë më i vlefshëm në botë, sipas Transfermarkt, e mposhti konkurrencën e kolegut të tij Warren Zaire-Emery dhe Aleksandr Golovin , lojtar i Monacos .
✨?? KYLIAN MBAPPÉ PLAYER OF THE MONTH ??✨ pic.twitter.com/hvjVJ6sx7z
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) November 14, 2023


