Sporti

Quique Setien: Drejtuesit e Barcelonës më kërkuan t’u falja paratë e kontratës

11/15/2023 10:41
nga:Mergim Rreci

Quique Setien diskutoi kohën e tij në Barcelonë mes janarit dhe gushtit 2020, duke pranuar se ai kurrë nuk kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me Joan Laporta, presidenti i katalanasve.

Trajneri 65-vjeçar, pa klub që prej largimit nga Villarreal, madje iu drejtua gjykatës për të marrë dëmshpërblimin që i takonte, pasi Blaugranët i ndërprenë kontratën në mënyrë të njëanshme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Fillimisht, nuk duhej të shkoja në atë takim. Në fund, nuk më mbeti gjë tjetër veçse të shkoja në gjykatë. Pesë ditë para gjyqit, arrita një marrëveshje me Barcelonën,” zbuloi ai, duke folur për El Larguero.

“16 muaj më vonë, ata më kërkuan t’u falja para dhe unë nuk isha i gatshëm ta bëja këtë. Ata po i respektojnë pagesat me shkresë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/