Sporti

E ofendoi referin, Olivier Giroud dënohet me dy ndeshje nga Serie A

11/14/2023 17:47
nga:L J

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është dënuar me dy ndeshje në Serie A për fyerje të arbitrit, ndërsa Lecce gjithashtu është dënuar për protestat e tyre.

Barazimi i zjarrtë 2-2 në Stadio Via del Mare përfundoi në kaos kur fillimisht Giroud u përjashtua për mospajtim, më pas Lecce mendoi se kishte shënuar një gpl të fitores me Roberto Piccoli, por që ai u anulua pas rishikimit me VAR, përcjell GazetaBlic Sport.

Fillimisht, dukej sikur Giroud-it iu dhanë dy kartonë të verdhë radhazi, por raporti i arbitrit konfirmon se ishte një karton i verdhë për mospajtim, i ndjekur nga një i kuq direkt për protesta edhe më fyese.

Kjo i ka dhënë sulmuesit francez një dënim me dy ndeshje, ndaj do të mungojë në ndeshjet kundër Fiorentinës dhe Frosinones.

/GazetaBlic Sport