Kanë kaluar pothuajse katër muaj që kur Inter Miami njoftoi transferimin më të madh në historinë e Major League Soccer; Lionel Messi.
Messit iu ofruan 400 milionë euro në vit për t’u bashkuar me skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al Hilal, por vendosi të nënshkruajë një marrëveshje dyvjeçare në Fort Lauderdale me vlerë 54 milionë dollarë tek Inter Miami, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo pagë bazë, megjithatë, potencialisht mund të rritet në rreth 62 milionë dollarë, sipas The Express, të cilët kanë postuar një ndarje të asaj shume.
Messi, i cili ka qenë në Miami për 17 javë, merr në shtëpi një shumë prej rreth 918,369 £ në javë, e cila është e barabartë me:
131,196 £ në ditë
5,466 £ në orë
91,11 £ në minutë
1,52 £ në sekondë
Në këto shuma kontribuon edhe një partneritet afatgjatë me Adidas. Marrëveshja e Messit me markën e veshjeve sportive është me vlerë 18 milionë funte në vit, raportohet se i dyti pas Neymar, i cili thuhet se paguhet 32 milionë funte nga Puma.
/GazetaBlic Sport


