Një lajm fantastik vjen për skuadrën e Prishtinës.
Dy futbollistët shumë të rëndësishëm të kësaj skuadre, Kreshnik Uka dhe Kushtrim Gashi janë kthyer nga lëndimet, përcjell GazetaBlic Sport.
“Pas operimit nga lëndimi që la për shumë kohë jashtë fushave, Kushtrim Gashi e Kreshnik Uka sot iu kanë bashkëngjitur skuadrës në seancat e përbashkëta stërvitore. Kryetrajneri Egbo tani e tutje në pesë ndeshjet e mbetura mund të llogarisë në shërbimet e të dy futbollistëve”, thuhet në njoftimin e klubit.
/GazetaBlic Sport/


