Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq bëri të ditur se kanë pranuar ftesën e emisarit të BE-së për dialogun mes Prishtinës e Beogradit, për takim në Bruksel pas dy ditësh.
Petkoviq ka thënë se në Bruksel do të shkojnë me një ekip ekspertësh për të diskutuar për statutin e Asociacionit.
“Ne pranuam ftesën e zotit Lajçak për t’u takuar në Bruksel pas dy ditësh, ku do të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Pala jonë është shumë e përgatitur dhe po shkojmë me një ekip të posaçëm ekspertësh ku do të diskutojmë tekstin e statutit të Asocacionit, që është hapi i parë konkret drejt formimit të Asociacionit së Komunave Serbe”, tha Petkoviq në një konferencë për media, shkruan Tanjug.


