Lajme

Rahovec: Tre serbë rrahin dy ashkalinj, motivi dyshohet të jetë ndëretnik

11/14/2023 08:50
nga:Sh R

Policia i ka identifikuar tre serbë në Rahovec të cilët kanë rrahur dy meshkuj të komunitetit ashkalinj.

Sipas policisë, në bazë të intervistave të zhvilluara është vlerësuar se motivi i incidentit ka elemente të mundshme ndëretnike.

“Pas veprimeve hetimore dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.