Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, besoi te sulmuesi 37-vjeçar i Milanit, Olivier Giroud, gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp, duke u thënë mediave se ai nuk do të ishte në skuadër nëse nuk do të ishte mjaftueshëm i mirë.
Franca ka një mori sulmuesish elitarë në dispozicion për përzgjedhje, duke përfshirë Kylian Mbappe të Paris Saint Germain, Antoine Griezman të Atletico-s dhe Marcus Thuram të Interit.
Gjatë konferencës së tij për shtyp të hënën, trajneri i Francës u pyet pse është kaq e vështirë të luhet pa Giroud në formacionin e ekipit kombëtar.
“Ai nuk do të ishte këtu nëse nuk do të ishte mjaftueshëm i mirë. Ai është këtu për shkak të paraqitjeve të tij me klubin e tij, edhe pse është në moshë të avancuar.
“Ai do të ketë një sezon të gjatë”, paralajmëroi Deschamps. “Ai kishte disa probleme fizike. Në dy ndeshjet e fundit, ai shënoi gola shumë të rëndësishëm për klubin e tij. Ai do të duhet të mbajë këtë nivel deri në fund sepse ka shumë konkurrencë”.
Giroud dhe Franca do të luajnë dy ndeshjet e tyre të fundit të kualifikimit për Euro 2024 gjatë tetë ditëve të ardhshme. Les Bleues do të përballet me Gjibraltarin në Nice të shtunën, përpara se të udhëtojë në Athinë për të luajtur kundër Greqisë të martën e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


