Sporti

Behar Maliqi: Almir Kryeziu po e bën dallimin me Ballkanin, ka potencial për t’u ftuar nga kombëtarja e Kosovës

11/13/2023 18:52
nga:L J

Futbollisti i njohur kosovar, Behar Maliqi beson se sulmuesi i Ballkanit, Almir Kryeziu ka potencial të madh dhe mund të ftohet nga kombëtarja e Kosovës në të ardhmen.

Maliqi thotë se Almir Kryeziu po shkëlqen me ekipin e Ilir Dajës dhe po bën diferencën si në Superligë, ashtu edhe në Conference League, andaj ka potencial për t’u ftuar tek kombëtarja e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kryeziu i Ballkanit është në formë të mirë. Përveç Dellovës dhe Zybës, Kryeziu është fantastik. Me paraqitjet që i ka në Conference League dhe dallimin që po e bën tek Ballkani me depërtimet e tij dhe golat e asistimet e tij, është potencial për m’u ftu nga Kosova”, tha Behar Maliqi në emisionin VAR në Tëvë1.

Kujtojmë se Gliha ftoi 5 lojtarë nga Superliga në këtë grumbullim, por s’kishte vend për Almir Kryeziun, një nga lojtarët më në formë momentalisht.

/GazetaBlic Sport