Lajme

Për një javë, Policia në Prishtinë kapi 183 persona që kërkoheshin me urdhër të Gjykatës

11/13/2023 14:26
nga:N K

Policia në Prishtinë ka njoftuar se nga e hëna deri sot janë realizuar 183 urdhëresa të gjykatës.

Prej tyre 39 urdhëresa kanë qenë për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.