Debatik Curri ka lavdëruar paraqitjen e Kosovës ndaj Izraelit sonte, veçanërisht paraqitjen e futbollistëve nga Superliga e Kosovës.
Ish-reprezentuesi shqiptar, tani trajner, në emisionin sportiv “Favorit” në T7, deklaroi: “Duke parë fushën e rënduar, mendoj që futbollistët e dhanë maksimumin. Përgëzoj trajnerin që kishte përgatitur ndeshjen mjaft mirë. Në pjesën parë dominuman plotësisht. Mendoj se kemi kualitet. Me mungesat tjera, ju dha mundësia futbollistëve të Superligës, që bënë paraqitje të mira, sidomos Dellova dhe Krasniqi, që ishin në mbrojtje, në pozita mjaft delikate”.
“Shanse nuk kemi, mirëpo kemi shpresë në të ardhmen me këta futbollistë të ri. Në këtë grup të gjithë kemi pasë shanse me kalu grupin. Ndaj Zvicrës mund të mos humbin. Trajnerin e mbajnë rezultatet, andaj Gliha ka mundësi me vazhdu”.


