Sporti

Formacionet e Inter – Frosinone, Çuni titullar, Asllani as në stolin e rezervave

11/12/2023 20:30
nga:Genita C

Marvin Çuni titullar në sfidën mes Interit dhe Frosinones në “San Siro”. Sulmuesi 22-vjeçar është pikë referimi në fazën e avancuar për skuadrën lazial, që kërkon të bëjë surprizën ndaj zikaltërve.

Në krahun e vendësve, nuk figuron as në stolin e rezervave Kristjan Asllani, me Inzaghin që ka preferuar Mkhitaryan dhe Calhanoglu para mbrojtjes.

Mësohet se mesfushori kuqezi ka lodhje muskulore në kofshën e djathtë.