Sporti

Ekipi i Izraelit mbërrin në stadium nën përcjelljen e pjesëtarëve të Njësisë Speciale

11/12/2023 20:15
nga:Genita C

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të luhet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ekipi izraelit ka mbërritur tashmë në stadium, nën masa të rrepta sigurie.

Izraelitët u panë nën përcjellje të Njësisë Speciale të Kosovës.