Sporti

Taulant Xhaka i jashtëzakonshëm, shënoi gol tepër të bukur sot në Zvicër

11/12/2023 17:26
nga:L J

Taulant Xhaka ka shënuar një supergol në ndeshjen që ekipi i tij Basel, po luan aktualisht përballë Servette.

Ndeshja është momentalisht 1-1 dhe ishte pikërisht Xhaka ai që shënoi për të tijët.

Në minutën e 22’ të sfidës, Xhaka merr një top në mesfushë dhe vrapon drejt portës duke dribluar këdo që i del përpara. Pasi bëri kundërshtarët të “vjellin” me driblimet e tij, në hyrje të zonës ai godet në mënyrë potente për ta dërguar topin në rrjetë.

Një supergol nga shqiptari: