Sporti

Formacionet e mundshme: Chelsea – Manchester City

11/12/2023 12:14
nga:E K

Manchester City dhe Chelsea do të përballen sot në derbin kryesor të javës së 12’të të Premierligës angleze.

Chelsea do të kërkojë të vazhdojë formën e mirë pas fitores në xhiron e fundit në transfertë ndaj Tottenhamit me rezultat 1-4, kurse Citizens poashtu do të duan tre pikët e plota në Stamford Bridge që të përforcojnë pozitën e tyre si lider i tabelës, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30, kurse para fillimit të takimit janë publikuar formacionet e mundshme.

Ja 11’shet që pritet të startojnë:

Chelsea:
Sanchez; James, Disasi, Silva, Colwill; Caicedo, Fernandez; Palmer, Gallagher, Sterling; Jackson.

Manchester City:
Ederson; Dias, Ake, Gvardiol; Walker, Rodri, Kovacic, Doku; Silva, Alvarez; Haaland.

/GazetaBlic Sport/