Lajme

Forumi Rinor i Lëvizjes Demokratike mirëpriti në takim të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë

11/12/2023 07:30
nga:Sh R

Në Shkup dje Forumi Rinor i Lëvizjes Demokratike ka mirëpritur të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ky ishte një takim tejet miqësor midis përfaqësuesve të të dyja forumeve.

Bashkëpunimi i forumeve rinore të partive politike është kyç në përpilimin e politikave të mirëfillta mbi avancimin e të rinjve, krijimin e kushteve më të mira qytetare dhe e gjithë kjo duke ndarë përvojat tona dhe shembujt më të mirë se si të arrihet ky qëllim.