Sporti

Real Madrid triumfon me spektakël ndaj Valencias në La Liga

11/11/2023 22:59
nga:Mergim Rreci

Reali i jep një shuplakë të fortë Valencias në “Santiago Bernabeu”, në këtë javë të 13-të t La Ligas. “Los Blancos” triumfuan 5-1 në ritmin e Sambas.

Brazilianët Vinicius Junior dhe Rodrygo realizuan nga një dygolësh, ndërsa Carvajal shënoi të parin, që zhbllokoi sfidën. Pak para se të mbyllej koha e rregullt, Valencia shënoi golin e nderit.

Reali me këtë fitore ruan vendin e dytë me 32 pikë, dy më pak se Girona kryesuese, surpriza e deritanishme e La Ligas.