Sporti

Ndarja tragjike nga jeta e Dwamena, Shakohoxha: Zoti ju dënoftë more vrasës

11/11/2023 19:31
nga:Mergim Rreci

Ngjarja tragjike në stadiumin e Rrogozhiëns ku pësoi kolaps Rafael Dwamena i cili më pas u nda nga jeta, ka sjellë reagime të shumta.

Një prej tyre është edhe ai i gazetarit të njohur Dritan Shakohoxha, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale rreth kësaj ngjarje të trishtueshme.

Nuk ka qenë thjesht një mesazh ngushëllimi, por edhe një akuzë e rëndë, pasi sipas tij, nuk duhej që futbollisti ganez të kthehej në fushat e lojës.

“U prehsh në paqe more djalë. Zoti ju dënoftë more vrasës. Kudo në botë nuk e lejuan të luante… këtu e lanë”, shkruante Shakohoxha në postimin e tij.