Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.
Arsenal ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Burnley, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3 me 1, me Trossard, Saliba dhe Zinchenko që shënuan për ‘Topçinjtë’.
Manchester United poashtu ka triumfuar ndaj Luton Town, me shifrat përfundimtare që ishin 1 me 0.
Lindelof shënoi golin e vetëm dhe të fitores për ‘Djajtë e Kuq’.

/GazetaBlic Sport/


