Sporti

Milani dështon edhe ndaj Lecce, merr vetëm një pikë në transfertë

11/11/2023 17:00
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Milanit ka dështuar përsëri në Serie A.

Rossonerët kanë fituar vetëm një pikë në ndeshjen ndaj Lecces, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 2 me 2, me Milanin që ‘lëshoi’ fitoren nga duart.

Të drejtuarit e Piolit kishin avantazhin prej 0 me 2, por që skuadra e Ylber Ramadanit e barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

Ishte një paraqitje shumë e mirë edhe në këtë ndeshje nga reprezentuesi i Shqipërisë.

/GazetaBlic Sport/