Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ende nuk e ka bërë publik Draftin e Asociacionit, draft, për të cilin ai u dakoordua në Bruksel ta nënshkruante.
Kurti ka deklaruar se Drafti është në përputhje me kornizën Kushtetuese dhe nuk është ‘Zajednicë’.
Në lidhje me mos bërjen publik të Draftit ka folur për “Gazeta Blic” edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Bytyqi tha se Kurti i kthen situatat në favor të tij sa herë nuk i shkojnë gjërat siç duhet.
Ajo tutje shtoi se Kurti nga një njeri që aspak nuk i interesonin raportet me ndërkombetarët tash del të jetë shumë bashkëpunues sa i përket mospublikimit të draft statusit për Asociacionin.
“Ajo ç’ka është qesharake dhe e çuditshme në të njëjten kohë, është se kryeministri Kurti i kthen situatat në favor të tij sa herë që nuk i shkojnë gjerat siç duhet. Pra nga një njeri që aspak nuk i interesonin raportet me nderkombetarët tash na del të jetë shumë bashkëpunues sa i përket mospublikimit të draft statusit për Asociacionin. Kjo nuk me duket aspak e sinqertë siç nuk ka qene i sinqertë në asgje që ai thotë dhe bën” deklaroi Bytyqi për “Gazeta Blic”.
Bytyqi tha se Kurti nuk i ka informuar as deputetët e partisë së vet mbi përmbajtjen e Draftit.
“Madje Kurti nuk i ka informuar as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje mbi përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e ka pranuar në Bruksel. Veç ai di të krijojë këso drama që i shkojnë per shtati.Por nëse kryeministrit Kurti i është kërkuar që ai dokument nuk duhet të publikohet per arsye te ndryshme, atëherë e “pergezoj” kryeministrin për rolin e tij konstruktiv që po e tregon, shpresoj ta mbaj më gjate këtë rol” deklaroi deputetja e AAK-së për “Gazeta Blic”.

Albana Bytyqi, AAK
Në lidhje me Draft-Statutin e Asociacionit foli dy ditë më parë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Njerëzit që se kanë parë statusin po komentojnë. Është një trik impresiv. Dikush që s’e ka parë statusin s’ka bazë që të japin opinione për statutin. SHBA ka thënë fuqishëm që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Nuk duhet të jetë nivel shtesë i qeverisjes, nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Unë nuk e shoh se si mund të kesh autonomi në këto rrethana. Nuk ka. Dhe unë besoj fuqishëm që statuti i propozuar për Qeverinë është në përputhje me këto kritere që thash më lartë. Në draft statut është pjesa që duhet të veirfikohet nga Gjykata Kushtetuese dhe s’ka pse të shqetësohet askush për këtë”, ka thënë ambasadori amerikan raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Kurti në Kuvend për draft-statutin e Asociaconit: Qartazi s’është Zajednicë


