Paolo Maldini mund të rikthehet në futboll, pasi pritet të marr rolin e drejtorit sportiv në klubin Al-Ittihad.
Sipas Fabrizio Romano, ish-kapiteni legjendar i Milanit është kandidati kryesor për të marrë postin e Al-Ittihad.
? EXCL: Paolo Maldini, main candidate to become new Al Ittihad director with new chapter in Saudi Pro League. ??
Former AC Milan director, set to decide his future soon with Al Ittihad serious possibility being considered.
Al Ittihad also recently fired Nuno Espirito Santo. pic.twitter.com/mNQRkEYypJ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 10, 2023
Maldini ka mbetur i papunë që nga largimi i tij nga Milani, ku ishte drejtor teknik, në fund të sezonit 2022-23.
Gjatë kohës së tij si drejtor në “San Siro”, Maldini krijoi një lidhjeje të rëndësishme midis skuadrës së parë dhe bordit të drejtorëve.
Ai njihej gjithashtu si motivuesi kryesor i skuadrës, duke edukuar lojtarët për rëndësinë e përfaqësimit të Milanit.
Prioriteti i Al-Ittihad është gjetja e një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua të mërkurën.


