Sporti

Rrugëtimi i Interit në Champions League, presidenti zikaltër shpërblen skuadrën

11/10/2023 14:20
nga:E K

Pronari i Interit, Steven Zhang, ishte shumë i lumtur me suksesin e ekipit të tij në fazën e grupeve në Champions League dhe u ka paguar lojtarëve bonusin e parë të sezonit.

Zikaltërit kanë qenë pothuajse pa të meta në Europë këtë sezon, duke fituar tre nga katër ndeshjet e tyre për të siguruar vendin në fazën e 1/8-tës të kësaj gare.

Dy fitore ndaj RB Salzburgut, fitorja ndaj Benficës dhe një barazim me Real Sociedad ishin të mjaftueshme për të çuar përpara skuadrën e Simone Inzaghit.

“Gazzetta dello Sport” detajon se si Zhang i telefonoi skuadrës së Interit pas fitores së tyre ndaj RB Salzburg për t’i uruar për kualifikimin në fazën eliminatore të Champions League.

Ai gjithashtu shpërbleu lojtarët e tij, duke paguar një bonus prej 2 milionë eurosh për suksesin e parë të madh të sezonit.