Ish-kryenegociatori Avni Arifi deklaron se derisa kryeministri Kurti nuk po e publikon draftin e Asociacionit ka arsye për shqetësim.
“Nuk e di se çfarë përmban draft- statuti i asociacionit por me vet faktin se nuk po publikohet ka arsye për shqetësim. Kurti dhe VV në të kaluarën kurdo që kanë marrë dokumente konfidenciale hiq problem nuk e kanë pas me i publiku e sidomos Kurti ka qenë i njohur për publikim edhe të bisedave informale. Nuk dua të paragjykoj se çfarë ka e çfarë nuk ka ne propozim por ta shohim kur te publikohet”, është shprehur Arifi .
I pyetur se a do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ish-kryenegociatori ka dhënë këtë përgjigje.
“Besoj se po sepse statuti duhet te dërgohet në Gjykate kushtetuese”, ka thënë ai për FrontOnline.


