Sporti

Ballkani i ‘gëzohet’ rezultatit nga ndeshja Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb

11/09/2023 20:42
nga:Mergim Rreci

Viktoria Plzen e ka mposhtur skuadrën e Dinamo Zagreb.

Chory shënoi golin e vetëm nga penalltia për 1 me 0, duke i dhuruar fitoren dhe kalimin tutje nga Grupi skuadrës nga Çekia, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky rezultat i konvenon skuadrës së Ballkanit, që mbetet në vendin e tretë me pikë të njëjta me Astanan në vendin e dytë.

Dinamo Zagreb mbetet në fund të tabelës, atje ku ka siguruar 3 pikë deri më tash.

/GazetaBlic Sport/