Sporti

Berbatov i jep këshillë Antonyt: Mos i kompliko gjërat

11/09/2023 15:25
nga:E K

Dimitar Berbatov, një ish-sulmues bullgar me një të karrierë të bujshme në Old Trafford, kritikoi Antony-n, duke thënë se anësori brazilian i Manchester United duhet ‘të luajë thjeshtë’.

“Erik ten Hag e pëlqen Antony. Të gjithë e dinë këtë, sepse ata kanë punuar së bashku në Ajax. Ai ka një pikë të dobët për të, të gjithë trajnerët janë të tillë me lojtarë të caktuar. Ai po i jep Antony-t besim”, tha ish-sulmuesi, cituar nga Mirror, transmeton GazetaBlic Sport.

“Antony duhet të kuptojë se sa herë që del në fushë ai duhet të justifikojë besimin e dhënë te Ten Hag. “Po më beson mua, nuk dua të të zhgënjej as skuadrën”. Por deri tani për Antonyn nuk po shkon mirë, kështu që këshilla ime është të luani thjeshtë, mos i ndërlikoni gjërat”, sugjeroi ai.

“Kur filloni të mendoni se jeni Ronaldinho apo Zidane ndërsa keni vështirësi në ndeshje, do të vuani edhe më shumë”, nënvizoi Berbatov, duke shtuar: “Mos u mundoni të bëni budallallëqe që nuk i ndihmojnë skuadrës. Je shumë i shpejtë, përdore atë për të filluar të bësh asistime dhe të shënosh gola”.

/GazetaBlic Sport.