Sporti

Moutinho: Kualitetet individuale të Real Madridit e bënë diferencën

11/09/2023 12:22
nga:E K

Mesfushori i Bragës beson se ishte i mundur një rezultat më i mirë, por vuri në pah cilësinë e Real Madridit

SC Braga u mund 3-0 ndaj Real Madridit në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Pas përfundimit të ndeshjes, Joao Moutinho vuri në pah epërsinë e skuadrës spanjolle, transmeton GazetaBlic Sport.

“E dinim vështirësinë e kësaj loje, por me një shpirt shumë të hapur besuam se mund të arrinim një rezultat të mirë këtu për të kaluar grupin”, tha ai.

“Ne patëm shansin tonë të parë të madh, por nuk mundëm ta realizonim. Ne u përpoqëm të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë, por, individualisht, madrilenët ia dolën ta zgjidhin, kanë lojtarë shumë me përvojë në këtë kompeticion, e dinë se çfarë duhet të bëjnë në çdo moment të lojës. Ne hapëm shumë hapësirë dhe lojtarët e Real Madridit, të shpejtë dhe të fortë, përfituan. Që atëherë, ata e kontrolluan lojën ashtu siç donin. Na dhanë posedimin e topit, u përpoqëm të shënonim, por nuk ia dolëm”, u ankua reprezentuesi portugez.

/GazetaBlic Sport.