Bruno Fernandes ka pranuar se atmosfera në dhomat e zhveshjes së Manchester United “nuk është më e mira” pas disfatës ndaj Kopenhagës, këtë të mërkurë, në Champions League, pasi humbi dy herë avantazhin, duke u mposhtur me rezultatin 3-4 skuadra daneze.
Danezët mposhtën anglezët, në një ndeshje që nisi e kontrolluar nga “djajtë e kuq”, por që dëbimi i Rashfordit e shndërroi në një vorbull golash dhe ndryshimesh të fituesit deri në minutat e fundit, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mendoj se, për gjithçka që bëmë në lojë, mund dhe duhej të kishim arritur diçka më shumë. Është e vështirë dhe atmosfera nuk është më e mira, sepse mendoj se ne luftuam aq shumë edhe me dhjetë lojtarë (Rashford u përjashtua në të 42-ën) sa që nga atëherë luajtëm mirë. Më pas, shumë nga vendimet dolën kundër nesh. Sot ishte një ditë e vështirë, por mendoj se përpjekja kolektive ishte e mirë. Mund t’i kishim bërë disa gjëra më mirë”, ka thënë ai në televizionin e klubit.
United është në fund të Grupit A, me vetëm tre pikë nga katër ndeshje.
“Ne kemi një mal për t’u ngjitur, kështu që duhet ta ngjitim atë,” tha ai. “Na kanë mbetur edhe dy ndeshje dhe duhet t’i fitojmë”, përfundoi ai.


