Sot me fillim në ora 10:00 vazhdon punimet Kuvendi i Kosovës ku si pikë e rendit të ditës pritet të jetë për votim rezoluta e propozuar nga AAK për rritjen e koeficientit të pagave nga 105 në 129 euro.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” ka kërkuar që deputetët të votojnë pro rritjes së koeficientit, pasi sipas tij, jemi në situatë të rëndë ekonomike, raporton GazetaBlic.
“Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”, ka shkruar ai.
Shkrimi i plotë i Tahirit:
Sot, në rendin e ditës e kemi Rezolutën e prezantuar nga GP i AAK-së ku kërkohet rritja e koeficientit nga 105 në 129 euro.
– Duke ditur që jemi në një situatë të rend ekonomike në vend;
– Faktin që punëtorët në administratën e shtetit menxi po e lidhin muajin me muaj;
– Duke vlerësuar që edhe raportet e fundit të Bankës Botërore po këtkojnë që të shmangët një kolaps ekonomik, vlerësojmë se: është tepër me rëndësi që sot kuvendi të votoj rezolutën ku kërkohet të rritet koeficienti nga 105 ne 129”.
Deputet, mos kqyrni majtas e djathtas por votoni, PËR.


