Sporti

Ancelotti ‘thumbon’ Piquen: Ai jeton në botën e tij, tifozët e Realit nuk i harrojnë trofetë e fituara

11/09/2023 08:47
nga:E K

Real Madrid ka mposhtur Bragën me rezultat 3:0 në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve dhe ka kaluar në fazën e 16-të të kompeticionit.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, mbajti një konferencë të shkurtër për shtyp pas një tjetër fitoreje evropiane: “Real Madrid në Champions League thjesht i bën gjërat më mirë se të tjerët, ne jemi shumë të lumtur”, tha italiani, duke refuzuar të komentojë për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappe.

Ancelotti më pas iu drejtua Gerard Pique, mbrojtësit spanjoll në pension dhe ish-lojtar i Barcelonës. Pique ka “uruar” Realin për vendin e tyre në 1/16:

“Kur Barcelona fiton Ligën e Kampionëve, të gjithë e mbajnë mend atë ekip. Kur fiton Reali, është vetëm një fitore e radhës dhe askush nuk do ta mbajë mend. Herën e fundit që fituan bënë një mrekulli, në çdo raund kundërshtarët ishin më të mirë se ata. Askush nuk do ta mbajë mend atë arritje të Realit.

Ancelotti tha: “Pique jeton në një botë të tijën, dhe kjo botë nuk ka të bëjë fare me Realin. Nuk ka asnjë tifoz të Realit që do të harrojë titullin tonë të 14-të. Ai do të mbahet mend për një jetë.