Lajme

Me 300 dëshmitarë të Prokurorisë, sa do të zgjasë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së?

11/09/2023 07:30
nga:Genita C

Avokati Ardian Bajraktari thotë se plotë shpresë që ish-krerët e UÇK-së do të dalin triumfues nga Haga.

Bajraktari në një intervistë për GazetaBlic thekson se ky gjykim ndaj ish-krerëve do të jetë i gjatë dhe i mundimshëm edhe vitet që po vijnë.

“Fundi i procesit pavarësisht se do të jetë i gjatë e i mundimshëm, pasi ekziston një numër i konsiderushëm i dëshmitarëve, tash jemi deri tek i 33-ti, do të jetë i suksesshëm. Për këtë jam optimist dhe shpresë plotë”, tha Bajraktari.

“Heronjtë tanë do të kthehen triumfues nga kjo betejë që po e zhvillojnë për ta vërtetuar pastërtinë e luftës së UÇK-së”, shtoi ai.

Sipas Bajraktari, ky proces do të zgjasë hiç më pak se dy-tre vite.

“Unë mendoj se procesi në Gjykatën Speciale do të zgjasë edhe dy-tre vite.”, tha Bajraktari për GazetaBlic.

Intervista e plotë: