Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin” ka folur rreth nevojës së shkolla profesionale në Kosovë.
Sipas tij, Kosova ka mungesë të inxhinerëve prandaj është e rëndësishme të investohet në shkolla profesionale.
Kemi jashtëzakonisht nevojë për shkolla profesionale me rritë numrin përshkak se nuk kemi mungesë të juristëve nuk kemi mungesë të ekonomistëve, por kemi mungesë inxhinierëve kemi mungesë të adjustatorëve, dhe po besojë që ka mundësi të bëjë Kosova pasi që sepse nuk jemi të mëdhenjë sa Kina por jemi një vend i vogël e që efektet munden mu pa më shpejtë se sa në vende të mëdha”, tha ai në Kanal10.
Gjini shton se një inxhinierë paguhet më shumë edhe se sa vetë ai.