Sporti

“Teatri juaj i maktheve”, tifozët e Copenhagen fituan sonte edhe në tribuna

11/08/2023 23:29
nga:Mergim Rreci

Fillimi i ndeshjes mes Kopenhagës dhe Manchester United , në stadiumin Parken, u shënua nga koreografia brilante e tifozëve danezë, të cilët u kthyen në vitin 2006 për t’u kujtuar tifozëve të ‘Djajve të Kuq’ humbjen që kishin pësuar në Danimarkë, 1-0.

Në koreografi shfaqet një djall i shtrirë në shtrat, duke fjetur, i shoqëruar me rezultatin e lojës, të zhvilluar më 1 nëntor 2006, kohë në të cilën të dy ekipet u përballën me njëra-tjetëin në Grupin F të Champions League, grup ku bënte pjesë edhe Benfica, përcjell GazetaBlic Sport.

Me Cristiano Ronaldon në fushë, ‘Djajtë e Kuq’ udhëtuan drejt Danimarkës, ku u mposhtën nga vendasit, me golin e Marcus Allback, ashtu siç u mposhten sonte me rezultat 4 me 3.

Për të provokuar skuadrën vizitore, tifozët e Kopenhagës vendosën të përdorin shprehjen “Teatri juaj i maktheve”, duke iu referuar pseudonimit të përdorur për të përshkruar Old Trafford, “Teatri i ëndrrave”.