Sporti

“Shoku më i keq i skuadrës”, Wayne Rooney jep një emër befasues

11/08/2023 18:49
nga:Mergim Rreci

Wayne Rooney, trajneri i Birminghamit dhe ish- lojtari i Manchester United , kujtoi në një intervistë për BBC, disa shokë të skuadrës, duke përmendur Nanin si shokun më të keq të skuadrës me të cilin ndante dhomën e zhveshjes.

“Shoku më i keq i skuadrës… Ka shumë më tepër nga sa mund të mendoni. Në fushë gjëja më e komplikuar ishte Nani. Ishte zhgënjyese të luash me të”, zbuloi anglezi, përcjell GazetaBlic Sport.

Sa i përket më të mirëve, Rooney nuk e fshehu admirimin e tij për Darren Fletcher, ish- mesfushor defanziv i Manchester United : “Do të thosha Darren Fletcher. Kishte disa. John O’Shea, Wes Brown, Michael Carrick… Ne ishim të gjithë shumë afër, por ndoshta ishte Fletch. U ulëm pranë njëri-tjetrit, në dhomat e zhveshjes dhe ndamë momente shumë të mira, brenda dhe jashtë fushës”.

Reprezentuesi anglez ndau dhomën e zhveshjes me Luís Nani për tetë sezone.

/GazetaBlic Sport/