Sporti

Mbappe: Tifozët mund të bëjnë çfarë të duan sot, ishte pritje e vështirë për Donnarumman

11/08/2023 17:28
nga:Mergim Rreci

Pritja nga tifozët e Milanit për portierin e PSG-së Gigio Donnarumma mbrëmë në San Siro mori kritika nga Kylian Mbappé.

Tifozët e Milanit e pritën ish-portierin me kartëmonedha false, të zbukuruara me fytyrën e tij dhe fjalën mercenar, në fillim të lojës, përcjell GazetaBlic Sport.

“U bë shumë zhurmë. Ishte një pritje shumë e vështirë për Gigio. Mendoj se ishte pak e tepërt. Por, tifozët mund të bëjnë çfarë të duan. Ne nuk mund t’u themi atyre se çfarë të bëjnë. Jemi përpjekur ta mbrojmë sa më shumë ‘Gigio’-n”, ka shpjeguar ai.

Donnarumma u largua nga Milani për në PSG në sezonin 2021/22, lirisht pasi i skadoi kontratën dhe u konsiderua tradhtar nga shumë tifozë.

/GazetaBlic Sport/