Sporti

Dybala: “Kam pasur 5 thirrje të humbura nga Mourinho pas finales së Botërorit, e kam telefonuar para se të telefonoj nënën time”

11/08/2023 14:40
nga:Lorik J

Argjentinasi Paulo Dybala kujtoi finalen e Kupës së Botës 2022 të fituar nga skuadra argjentinase pasi mundi Francën në penallti. Lojtari i Romës, i trajnuar nga José Mourinho, ishte një nga golashënuesit në gjuajtjet e penalltive.

Duke ditur lidhjen që José Mourinho ka me të, sulmuesi i Romës është pyetur në një intervistë për kanalin TyC Sports për reagimin e trajnerit pas fitores së Botërorit.

“Kur mbaroi ndeshja, unë isha në testin (anti) doping dhe nuk kishim telefon apo asgjë. Kur mbërrita në dhomat e zhveshjes, mora telefonin për të folur me familjen time dhe pata 5 telefonata të humbura nga ‘Mou’ (Mourinho).»

“Mendoj se e kam thirrur përpara se të telefonoja nënën time. Kur e telefonova ai ishte i lumtur dhe më përgëzoi. Ai i do argjentinasit. Ai ishte shumë i lumtur për të gjithë”, tha Dybala.

/GazetaBlic Sport