Lajme

Drejtori i Policisë: Pres të gjendet zgjidhje në takim me Kurtin

11/08/2023 12:21
nga:G C

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se pret që takimin e javës së ardhshme të Njësive elitare të Policisë me kreun e Qeverisë, Albin Kurti të gjendet një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Në një adresim para gazetarëve, i pari i Policisë shtoi se shtesat e policëve duhet të rriten.

“Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti, për kërkesat e Njësive elitare. Dorëheqje ka pasur edhe më herët nuk po ndodhin vetëm tani. Situata në veriun e Kosovës është e brishtë kur e dimë se ekzistojnë ende grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj”, deklaroi ai.

Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për këtë të martë.

Kjo ngase kryeministri Albin Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës më 1 nëntor, me kërkesën kryesore që rrezikshmëria në punë të caktohet në 50 për qind të pagës bazë. Ata kërkuan që mos të përdoren politikisht dhe të mos luhet me dinjitetin e tyre. /eo