Lajme

Osmani pritet nga presidenti i Singaporit: Patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve

11/08/2023 12:11
nga:N K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Singapor është pritur nga presidenti i këtij shteti, Tharman Shanmugaratnam.

Osmani ka thënë se me homologun e saj ka pasur diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“Falënderoj Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar presidentja në Facebook.