Sporti

Garë e jashtëzakonshme në Grupin F, Dortmund, PSG, Milan dhe Newcastle luftojnë për kalim tutje

11/07/2023 23:10
nga:Mergim Rreci

Milani mori një fitore të madhe, me përmbysje, në “San Siro” kundër PSG-së dhe bën lëmsh Grupin F, ku kryeson Dortmundi me 7 pikë, PSG ka 6, kuqezinjtë 5 dhe Newcastle 2.

“Djalli” nuk u gjunjëzua nga goli i shpejtë i Skriniar, përkundrazi, e ktheu shumë shpejt baraspeshën me Leaon, ndërsa golin e fitores e realizoi Giroud.

Gara tashmë është e madhe në Grupin F, me katër skuadrat që vazhdojnë të jenë në garë për kalimin tutje.

/GazetaBlic Sport/