Sporti

Milani merr fitore të madhe në ‘San Siro’, fiton me përmbysje ndaj PSG

11/07/2023 22:59
nga:Mergim Rreci

Milan ka arritur të marrë një fitore në madhe sot në mbrëmje ndaj PSG-së me shifrat 2-1.

Një ndeshje fantastike është zhvilluar në stadiumin ikonik të Milanos, ku kuqezinjtë e Piolit morën një fitore tepër të rëndësishme ndaj francezëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Milan Skriniar. Në minutën e 9’ ish-lojtari i Interit mposhti Maignan pas një goditje me kokë. Festa e francezëve zgjati pak, pasi Leao rikthen baraspeshën në minutën e 12’ me një goditje akrobatike.

Pjesa e dytë nisi menjëherë në favor të Milanit, pasi kuqezinjtë shënuan golin e avantazhit në minutën e 50’ me Olivier Giroud. Kjo fitore ishte tepër e rëndësishme për Milanin, pasi në të kundërt ata rrezikonin me të vërtetë të mbyllynin këtu rrugëtimin në Champions League.

Por tani, Milan garon për t’u kualifikuar nga grupet, pasi me këtë fitore ata renditen në vendin e tretë me 5 pikë, ndërsa PSG ndodhet në vendin e dytë me 6 pikë.