Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur aplikimin për tu bërë pjesë e shkollës politike “Ibrahim Rugova”, ku njëri prej mentorëve do të jetë deputeti Besian Mustafa.
“Shkolla Politike ‘Ibrahim Rugova’ ka hapur dyert. Kam nderin të jem udhëheqës i Shkollës dhe mentor i Modulit 1 ‘LDK: historia, vlerat dhe strukturat” ka njoftuar Mustafa.
Tutje ai ka bërë të ditur se edhe 5 ditë kanë mbetur deri në mbylljen e afatit për aplikim.
Tutje Mustafa bëri thirrje për të aplikuar të rinjët që të bëhen studentët e parë dhe duke thënë që “Mos e humb këtë shans të artë për të zhvilluar potencialin tënd”.