Lajme

Raporti i Progresit/ Lekaj: Janë qortuar të dy vendet për dialogun, kërkohet epilog për marrëveshjen

11/08/2023 20:50
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Pal Lekaj, në një prononcim për Gazeta Blic, ka komentuar Raportin e Progresit, ku janë qortuar dy vendet si Kosova ashtu edhe Serbia, për mos zbatimin e marrëveshjeve, ku ka thënë se nuk presim që do të ketë ndryshime në punën dhe të arriturat e institucioneve të Kosovës për vitin 2023 të udhëhequra nga Kurti.

“Ashtu sikurse Raporti i Progresit për vitin 2022, ne nuk presim që do të ketë ndryshim në punën dhe të arriturat e institucioneve të Kosovës për vitin 2023, të udhëhequr nga Qeveria Kurti”, tha ai.

Ai thotë se Raportin e Progresit nuk e kanë marrë ende në formë zyrtare.

“Raportin e Progresit në formën zyrtare ende nuk e kemi marrë”, shtoi ai.

Lekaj thotë se për çdo lëshim dhe parregullsi që e kemi bërë si opozitë përballë pushtetit, do e shohim në Raportin e Progresit 2023, ku thotë se aty do të vërtetohen të gjitha ato që kemi thënë.

“Mendoj që për secilën kritikë, lëshim dhe parregullsi që e kemi bërë si opozitë përballë pushtetit, do ta shohim në Raportin e Progresit 2023 dhe besoj që aty do të vërtetohen të gjitha ato që kemi thënë”, u shpreh ai.

Tutje, ai thotë se ky raport do të nxjerrë dobët disa sektore të ndryshme në vendin tonë.

“Raporti i Progresit do ta nxjerrë dobët sektorin e energjisë, dialogun Kosovë-Serbi, inflacionin ekonomik, emigrimin e qytetarëve nga vendi, problemet në shëndetësi dhe ikjen e profesionistëve shëndetësorë, pagën e vogël minimale, problemet dhe zgjedhjet në komunat veriore, ngecjet dhe mos përkrahja e bizneseve dhe ndërmarrjeve, etj”, tha ai.

Lekaj thotë se është e pritshme që Raporti i Progresit ta vlerësojë si parregullsi dhe gabim qasjen e Kosovës dhe Serbisë në procesin e dialogut.

“Është më se e pritshme që Raporti i Progresit ta vlerësojë si parregullsi dhe gabim qasjen e Kosovës dhe Serbinë në procesin e dialogut”, shtoi ai.

Ai thotë se janë qortuar të dy vendet me qëllim që palët t’i kthehen me seriozitet temës dhe sa më parë marrëveshja mes dy vendeve të ketë epilog.

“Mes të tjerash, aty theksohet që të arriturat e dialogut kanë qenë të limituara apo të vogla dhe janë qortuar të dy vendet me qëllimin që palët t’i kthehen me seriozitet temës dhe sa më parë marrëveshja mes dy vendeve të ketë epilog”, perfundoi Lekaj për Gazeta Blic.