Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Halil Thaqi, duke komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, ku kritikohen Kosova e Serbia për mos zbatim të marrëvedhjeve, në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se pas ngjarjeve që ndodhën në Banjskë nuk ka mbetur vend që të qortohet Kosova për progres të marrëveshjeve.
“Pas ngjarjes së Banjskës, nuk ka mbetur vend të qortohet Kosova për progres të marrveshjeve”, tha ai.
Thaqi thotë se sulmi i 24 shtatorit ka shpërfaq në mbarë botën fytyrën e vërtet të shtetit serb, ku thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë se me kë kemi të bëjmë.
Tutje ai thotë se Vuçiqi ishte ministër i kriminelit Millosheviq.
“Sulmi terrorist i 24 shtatorit shpërfaqi botërisht fytyrën e vërtetë të shtetit serb, nga ajo ditë bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë të qartë me kë kemi të bëjmë. Pra, vazhdimisht e kemi theksuar se Vuçiq ishte ministër i kriminelit Millosheviq që në fakt edhe me shpalljen e tri ditë zije për terroristet u vërtetu se nuk po mundet të largohet nga mentaliteti kriminal”, shtoi Thaqi për Gazeta Blic.
Raporti i Progresit i qorton Kosovën dhe Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve


