Lajme

Kryeziu: Kurti duhet t’i marrë mendimet pasi t’i shterojë diskutimet me të gjitha palët – ai duhet ta bëjë publik draft statutin

11/07/2023 16:42
nga:G B

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se Asociacioni do të ketë ndikim direkt në jetën e qytetarëve, në rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sjellja dhe vendimet e kryeministrit, larg publikut dhe pa transparencë dhe përgjegjësi, janë normë e qeverive të mbyllura dhe me tendencë të koncentrimit të pushtetit.

Ai ka shtuar se ka mandatin dhe legjitimitetin qytetar dhe kushtetues për të marrë vendime, por jo për të degraduar vlerat e përfaqësimit dhe demokracisë dhe se vendimet duhet t’i marrë pasi t’i shterojë diskutimet me të gjitha palët, përfshirë qytetarët.

Kryeziu ka thënë se ai duhet ta bëjë publik draft statutin.

Postimi i tij i plotë:

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, do ketë ndikim direkt në jetën e qytetarëve, në rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës.

Sjellja dhe vendimet e kryeministrit të Kosovës, larg publikut, pa transparencë dhe përgjegjësi, janë normë e qeverive të mbyllura, pa llogaridhënie dhe tendencë e koncentrimit të pushtetit. Këto praktika rrisin mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve, vlerave të përfaqësimit dhe minojnë e degradojnë përkushtimin për një shoqëri me demokraci të qëndrueshme. Kryeministri Kurti ka mandatin dhe legjitimitetin qytetar dhe kushtetues për të marrë vendime, por jo për të degraduar vlerat e përfaqësimit dhe demokracisë.

Vendimet, duhet ti marrë pasi ti shterrojë diskutimet me të gjitha palët, përfshirë qytetarët. Ai duhet të bëjë publik draft statutin.

#Transaparence

#Llogaridhenie

#Pergjegjesi