Sporti

Thomas Tuchel flet para ndeshjes ndaj Galatasaray

11/07/2023 16:30
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich do të përballet nesër me skuadrën e Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i skuadrës bavareze, Thomas Tuchel është deklaruar para këtij takimi, transmeton GazetaBlic Sport.

Në konferencën për mediet në prag të ndeshjes me skuadrën turke, Tuchel theksoi se me intesitetin që i jep lojës, Galatasaray i kujton Atalantën e disa viteve më parë.

“Do të jetë një ndeshje shumë intensive. Në disa aspekte Galatasaray më kujton Atalantën e disa viteve më parë”-tha tekniku.

Ndërsa duke folur për rikthimin e Manuel Neuer pas dhjetë muajsh dëmtim, trajneri gjerman u shpreh se portieri është duke bërë shumë mirë.

“Ai po bën jashtëzakonisht mirë. Nuk e dinim se si do të kthehej pas kaq shumë kohësh. Ai ka disa probleme të vogla pas ndeshjeve, por do të luajë nesër. Ai po bën hapa të pabesueshëm përpara dhe jam i bindur që do të kthehet po aq i fortë sa ishte më parë”-deklaroi ndër të tjera Thomas Tuchel.