Sporti

Andriy Shevchenko zbulon sulmuesin e preferuar në futbollin aktual

11/07/2023 16:09
nga:Mergim Rreci

Andriy Shevchenko botoi një autobiografi të titulluar Jeta ime, Futbolli im dhe botuesi i librit – Back Page Press – në partneritet me uebsajtin Football Italia, organizuan një intervistë me ish-ndërkombëtarin ukrainas përmes rrjetit social ‘Twitter’.

Në të njëjtën kohë, ish-lojtari i Dynamo Kievit, AC Milan dhe Chelsea zbuloi sulmuesin që i pëlqen më shumë në futbollin aktual: «Më pëlqen shumë Mbappe. Ai është gjithmonë duke parë ndeshjen, kundërshtarët e tij dhe është në kërkim të mundësive të tij. Ai është shumë i shpejtë, por ajo që e bën efektiv është cilësia e lëvizjeve dhe fakti që mund të gjuajë me të dyja këmbët”.

Ukrainasi tha gjithashtu se cilët ishin mbrojtësit më të vështirë me të cilët u përball – “Javier Zanetti, Lilian Thuram dhe Alessandro Nesta ishin shumë intensivë”.

Kur u pyet për golin e preferuar që shënoi në karrierën e tij, Shevchenko kujtoi një: “në janar 2004, në Romë, një ndeshje që fituam 2-1. Ne fituam kampionatin atë vit dhe Roma ishte kundërshtari ynë më i madh. Ishte një top i gjatë nga Clarence Seedorf, e ndala në gjoks dhe e vendosa mbi portierin me këmbën e majtë”.

Gjatë gjithë karrierës së tij, Shevchenko fitoi 18 tituj, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2003, me Milanin. Në nivel individual, ai fitoi Topin e Artë në vitin 2004, kur luante edhe për Milanin.

/GazetaBlic Sport/