Sporti

Ronaldo do të mungojë sonte, trajneri i Al Nassr: Nuk është vendimi im, vendosi vet, sepse është i lodhur

11/07/2023 13:33
nga:L J

Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve në Azi që Al Nassr-i i tij luan kundër Al Duhail të Katarit, ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Luis Castro.

Shkak është lodhja e akumuluar dhe sulmuesi portugez 38-vjeçar do ta shfrytëzojë ditën për t’u rikuperuar.

Ronaldo luajti të martën e kaluar të 120 minutat e ndeshjes kundër Al Ettifaq, dhe më pas tre ditë më parë 90 minutat e ndeshjes kundër Al Khalee ku mori pjesë me një gol dhe një asist në fitoren 2-0.

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen kundër Al Duhail sepse është i lodhur nga paraqitjet e shpeshta. E di që shumë do të donin ta shihnin, por ai ka nevojë për pushim. Unë nuk kam vendosur ta lë jashtë, është vendosur nga ai”, tha Castro.

Ronaldo shënoi 15 gola dhe asistoi nëntë gola në 16 ndeshje për Al Nassr këtë sezon.

/GazetaBlic Sport